Interi fiton me përmbysje ndaj Lazios, nis festa në Napoli

Skuadra e Interit ka arritur të fitoj me përmbysje ndaj Lazios.
Zikaltërit fituan në shtëpi me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Lazio ishte e para që kalo në epërsi me golin Felipe Anderson në minutën e 30-të. Me rezultat 0-1 u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Interi arriti të përmbys rezultatin, duke shënuar tre gola për vetëm 12 minuta.
Lautaro Martinez shënoi dy gola në minutat 78′ dhe 90′, ndërsa një gol u shënua nga Gosens në minutën e 83-të.
Interi me këtë fitore ka rrembyer vendin e katërt në tabel duke shkuar në kuotën e 57 pikëve aq sa ka edhe Milan dhe Roma.
Në anën tjetër Lazio ndodhet në pozitën e dytë me 61 pikë, 17 më pak se Napoli e cila sonte mund të siguroj edhe matematikisht titullin në ndeshjen ndaj Salernitanës./IndeksOnline/