75 Mall Live Search
22:44 / E Diele, 09 Nëntor 2025 / G T

Interi fiton ndaj Lazios, barazon pikët me Romën dhe bëhet lider i Serie A

Interi arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Lazios në javën e 11-të të Serie A, duke u ngjitur në krye të renditjes së kampionatit me 24 pikë, të njëjta me Romën.

Golat për “Nerazzurrët” u shënuan nga Lautaro Martinez në minutën e 3-të dhe Bonny në minutën e 62-të, duke vulosur një triumf të qetë dhe të kontrolluar, shkruan Indeksonline

Me këtë rezultat, Interi ndan momentalisht vendin e parë me Romën, ndërsa Lazio mbetet në mes të tabelës, duke kërkuar rikuperim në ndeshjet e ardhshme./Indeksonline/