75 Mall Live Search
19:54 / E Shtunë, 12 Prill 2025 / G T

Interi fiton pa problem ndaj Cagliarit, drejt titullit të Serie A

Skuadra e Interit ka shënuar fitore në javën e 32-të në Serie A kundër Cagliarit me shifrat 3:1.

Qysh në pjesën e parë, skuadra e Inzaghit tregoi se janë futur në fushë për tri pikë, shkruan Indeksonline

Golat në 45 minutëshin e parë, i shënuan: Arnautovic dhe Lautaro Martinez.

Në pjesën e dytë, Interi shënoi edhe një herë tjetër me anë të Bisseck. Kurse të vetmin për mysafirët e shënoi Piccoli.

Interi shkon në kuotën e 71 pikëve në pozitën e parë, gjashtë më shumë se vendi i dytë, Napoli (65)./Indeksonline/