Interi fiton pa problem ndaj Cremoneses (VIDEO)

Interi ka fituar pastër në shtëpi kundër Cremonese duke e mundur atë me rezultat 3-1. Correa (12’), Barella (38’) dhe Lautaro Martinez (76) shënuan golat për vendasit. Golin e vetëm për Cremonese e shënoi Okereke (90’). Kjo fitore vije në një kohë të mirë për Interin pasi që ata humbën në vikend nga Lazio kurse në këtë javë pritet që të luajnë kundër Milanit në derbin e “Dela Madonina”
Interi është kthyer tek fitoret 3 ditë pas humbjes nga Lazio duke e mposhtur skuadrën e promovuar në ligë, Cremonese.
Joachim Correa shënoi golin e parë për Interin. Ai u gjend mirë në zonë ku më parë kishte goditur Dzeko dhe topin e kthyer nga portieri Correa e shndërron në gol në minutën e 12-të të ndeshjes.
Skriniar (29’) pati një mundësi të artë për të shënuar por Radu bëri një pritje spektakulare që t’ia mohonte atij golin.
Goli i dytë ishte një perlë e vërtetë.
Hakan Calhanoglu krosoi për Nicolo Barella i cili shënoi një gol të bukur me vole në minutën e 38-të të ndeshjes.
Me rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë.
Interi e kishte kontrollin edhe gjatë pjesës së dytë, gjatë gjithë kohës. Zikaltërit e mbanin posedimin dhe herë pas here dilnin në sulm për ta rrezikuar portën e Radusë.
Pikërisht portier rumun priti një goditje të Denzel Dumpfries (73) duke i mohuar atij gol të sigurt.
Barella la gjurmë edhe në minutën e 76-të, por kësaj here bëri një super pasim për Lautaro Martinez që shënoi një gol të bukur për rezultat 3-0.
Krejt çka bëri Cremonese ishte një gol i shënuar në minutën e 90 nga David Okereke, goditja e të cilit ishte vështirë për t’u pritur.
Inter me këtë fitore është në vendin e dytë me 9 pikë, një më shumë së Milan dhe një më pak se Roma.
Ndeshjen e Radhës Inter e luan kundër Milan, ndeshje kjo që do të zhvillohet në këtë fundjavë.