08:20 / E Diele, 16 Korrik 2023 / Gj. Sh

Interi gjen zëvëndesuesin e Lukakut te Arsenali

Interi ka hequr dorë nga transferimi i Lukakut, pasi sulmuesi belg ka pasur kontakte me skuadrën e Juventusit.

Raportohet si zikaltërit janë interesuar për sulmuesin e Arsenalit, Folarin Balogun, shkruan IndeksOnline.

“Topçinjët” kërkojnë së paku 60 milionë euro për ta lënë të lirë 21 vjeçarin.

Për sulmuesin amerikan janë interesuar edhe skuadra e Milanit dhe ajo e Marseille.

Balogun e kaloi ishte i huazuar në kampionatin francez, te skuadra e Reims, ku në 37 ndeshje shënoi 21 gola dhe 3 asistime.

21-vjeçari amerikan ka kontrat me Arsenalin deri më 30 qershor 2025./IndeksOnline/