Interi harron barazimin ndaj Napolit, i rikthehet fitoreve
Pas barazimit me Napolin, Interi i është rikthyer fitoreve në Serie A.
Zikaltërit para tifozeve vendas në ”Giuseppe Meazza”, shënuan fitore ndaj Lecces, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Francesco Esposito, në minutën e 78-të.
Me këtë fitore Inter vazhdon të jetë lider i tabelës në Serie A, me 46 pikë, gjashtë më shumë se Milani.
Në anën tjetër, Lece ka 17 pikë dhe renditet në vendin e 17-të./IndeksOnline/

