Interi harron finalen, zyrtarizon boshnjakun që luan për Kroacinë

Interi e ka harruar humbjen turpëruse nga PSG në finalen e Ligës së Kampionëve, derisa ka nisur përforcimet për sezonin e ardhshëm.
Zikaltërit sapo kanë zyrtarizuar transferimin e Petar Sucic, nga Dinamo Zagreb, shkruan IndeksOnline.
Mesfushori boshnjak i cili luan për Kroacinë, i ka kushruar Interit rreth 15 milionë euro, ku ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, e vlefshme deri më 30 qershor 2030.
Petar bëri 42 paraqitje dhe shënoi dy gola me fanellën e Dinamos, në sezonin 2024/25./IndeksOnline/