20:02 / E Diele, 17 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Interi harron problemet me Icardin, mposht Samdorian

Interi ka mposhtur Sampdorian me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 24-të të Serie A.

Tre gola në këtë ndeshje janë shënuar në vetëm 5 minuta lojë.

Fillimisht Interi kaloi në epërsi me golin e D’Ambrosio në minutën e 73-të, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Gabbiadini tre minuta më vonë.

Në minutën e 78-të Nainggolan shënoi golin e dytë për Interin, që doli të jetë edhe i fitores.

Me këtë fitore, Interi vazhdon të jetë në pozitën e tretë me 46 pikë, katër më shumë se Milani. /IndeksOnline/