14:41 / E Hënë, 07 Shtator 2020 / C E

Interi i bën dy gabime në një transferim, edhe serb edhe plak

Pas tre sezonesh, Aleksandar Kolarov, është zyrtarisht afër përfundimit të kapitullit të tij në kryeqytetin italian me Romën.

Mbrojtësi këtë pasdite arriti në Milano përpara lëvizjes së tij nga Giallorosët tek Interi i Antonio Contes.

Serbi do të bashkohet me Nerazzurrët në një marrëveshje të përhershme për një tarifë prej 1 milion eurosh plus 500.000 sosh në shpërblime të mundshme.

Kolarovi u bashkua me Romën në verën e vitit 2017 nga Manchester City për 5 milionë euro.

34-vjeçari ka bërë 132 paraqitje totale për Giallorossët, duke shënuar 19 gola dhe 20 asistime.

Mbrojtësi do t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tij mjekësore gjatë dy ditëve të ardhshme para se të vendosë nënshkrimin në një marrëveshjeje njëvjeçare me një opsion për një sezon të dytë. /IndeksOnline/