75 Mall Live Search
15:58 / E Shtunë, 10 Gusht 2019 / indeksADMonline

Interi i interesuar për transferimin e Vidalit

Inter është ende në kërkim të lojtarëve për të forcuar skuadrën e tyre këtë verë. Edhe pas transferimieve të mëdha si Romelu Lukaku dhe Diego Godin, Nerazzurri ende shohin hapësirë ​​për përmirësim ndërsa përgatiten për sezonin e tyre të parë në Serie A nën drjetimin Antonio Contes.

Edin Dzeko pritet të arrijë nga Roma për të forcuar sulmin, ndërsa klubi po i shikon si opsion Cristiano Biraghin dhe Matteo Darmian si mbrojtës.

Sipas asaj që është raportuar nga  tuttosport, klubi është gjithashtu e interesuar për një mesfushor qendror dhe gazeta sugjeron se objektivi kryesor i tyre është transferimi i mesfushorit të Barcelonës, ​​Arturo Vidal.

Interi ishte afër nënshkrimit të Vidalit verën e kaluar. Kurse tani duket se ka interes nga pala katalunase për ta shitur atë./Indeksonline/.