75 Mall Live Search
23:44 / E Diele, 28 Qershor 2020 / C E

Interi i jep “gaz” në minutat e fundit, përmbys Parmën

Interi ka marrë tri pikë me shumë vuajtje në ndeshjen ndaj Parmës.

Zikaltërit kanë fituar me rezultat 1-2 në një ndeshje që deri në fund ishin duke humbur.

Gervinho kaloi Parmën në epërsi në minutën e 15-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Interi arriti të barazoj rezultatin vetëm në minutën e 84-të me një gol me kokë nga Stephan de Vrij.

Golin e fitores për skuadrën e Contes e shënoi Bastoni në minutën e 87-të.

Interi mbetet në pozitën e tretë me 61 pikë, katër më pak se Lazio dhe tetë më pak se Juventusi. /IndeksOnline/