75 Mall Live Search
09:22 / E Enjte, 15 Janar 2026 / OSH

Interi i ka në merak kroatët, nënshkruan me mbrojtësin më premtues në Kroaci

Hajduku dhe Interi ranë dakord të mërkurën mbi detajet përfundimtare të transferimit të Branimir Mllaçiq .

Ekipi i Splitit duhet të marrë 5.5 milionë euro nga klubi i Milanos, bonuse të mundshme që lidhen me performancat e Mlaçiq tek Interi me vlerë 2 milionë euro dhe 20 për qind të shitjes së ardhshme të Mllaçiq.

Gjithashtu u ra dakord që Mlaçiq të qëndrojë te Hajduku për pjesën pranverore të sezonit si lojtar i huazuar

Qendërmbrojtësi i talentuar 18-vjeçar duhej të shkonte në Milano dje në mbrëmje dhe t’u nënshtrohej vizitave mjekësore atje sot. Megjithatë, kjo nuk ndodhi, Mllaçiq është ende në Split dhe do të vazhdojë të stërvitet me Hajdukun./Indeksonline/