Interi i ka në qejf kroatët, e merr supertalentin e Dinamo Zagrebit

Mesfushori i Dinamo Zagrebit, 21-vjeçari Petar Suçiç, do të vazhdojë karrierën te Interi.
Interi do t’i paguajë Dinamos dëmshpërblim në shumën 14 milionë euro plus dy milionë bonuse.
Gjithashtu, klubi i Zagrebit do të ketë të drejtë për një përqindje të transferimit të ardhshëm të Suçiqit.
Mesfushori i Dinamos, i cili ende po rikuperohet nga një dëmtim në këmbë, është planifikuar të udhëtojë në Milano këtë javë për testet mjekësore dhe të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.
21-vjeçari do të vazhdojë të luajë për Dinamon deri në fund të këtij sezoni.
Suçiç do t’i bashkohet kështu listës së futbollistëve të shquar kroatë që kanë veshur fanellën e Interit, përfshirë Dario Šimić, Ivan Perišić, Marcelo Brozović dhe Marko Livaja./Indeksonline/