75 Mall Live Search
14:57 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / C E

Interi i propozon Bayernit një shkëmbim të “frikshëm”

Inter ka kërkuar shkëmbimin e Christian Eriksen me mbrojtësin e Bayern Munich, Jerome Boateng.

Bild raporton se Neroazzurët kanë kontaktuar me bavarezët dhe kanë shtruar në tavolinë opsionin e shkëmbimit të danezit me mbrojtësin gjerman.

Trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick ishte i interesuar për shërbimet e Eriksen mirëpo gjithashtu nuk dëshironte të privohej nga shërbimet e mbrojtësit Boateng kështu që refuzoi një ofertë të tillë duke e lënë danezin në Milano të paktën deri në janar.

Italianët do të tentojnë edhe në janar për të arritur një marrëveshje me kampionët e Evropës. /IndeksOnline/