Interi i tronditur nga zgjatja e kontratës së Dzekos me Romën
Sipas Tuttosport, Interi u trondit nga vendimi i Edin Dzeko për të zgjatur kontratën me Romën, pasi ata prisnin që Boshnjaku të shkonte në Milano këtë verë.
Kjo e ndryshon situatën e Mauro Icardi, pasi tani njëri prej përkrahësve të tij të mundshëm e ka braktisur garën, duke lënë Juventusin dhe Napolin si dy klubet më të mundshme për të nënshkruar sulmuesin argjentinas.
Interi do të duhet të punojë shpejt pasi mbyllja e afatit të transferimit po afrohet me shpejtësi./Indeksonline/.