Interi ia shet rivalit të saj mesfushorin polak

Atalanta ka bërë goditjen e radhës, duke zyrtarizuar afrimin e mesfushorit polak Nicola Zalewski nga Interi.
Zalewski ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Atalantën, me opsion për dy vite të tjera, ndërsa çmimi i transferimit kap vlerën e 17 milionë eurove.
Zalewski shihet si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të ekipit bergamask./IndeksOnline/