Interi kalon pengesën e quajtur Cagliari, marshon drejt titullit
Interi po afrohet gjithnjë e më afër titullit të 21-të të Serie A.
Zikaltërit para tifozëve vendas, sonte shënuan fitore 3-0 ndaj Cagliarit, shkruan IndeksOnline.
Marcus Thuram hapi serinë e golave, në minutën e 52-të.
Katër minuta më vonë, Nicolo Barella dyfishoi rezultatin.
Golin e sigurisë e shënoi Piotr Zielinski, në 90+2.
Pas 33 xhirove, Interi kryeson tabelën e Serie A, me 78 pikë, 12 më shumë se Napoli në vendin e dytë.
Hera e fundit kur Interi fitoi titullin e Serie A ishte në sezonin 2023/24./IndeksOnline/

