Interi kërkon dy “goditje” të mëdha në mesfushë
Me ardhjen e Antonio Conte në pankinë, Inter po kërkon të jetë sa më konkurrues në garën për titullin e Serie A.
Neroazurët janë duke kërkuar dy mesfushorë të klasit të lartë për të përmbushur kërkesat e teknikut italian, shkruan Indeksonline.
Emri i parë është ai i mesfushorit të Cagliarit, Nicollo Barella që po pëlqehet shumë nga drejtuesit e skuadrës.
Buxheti do të jetë i destinuar për të, por Ausilio po mendon edhe rikthimin e Mateo Kovacic.
Kroati i cili u shit te Reali nuk ka vend në Madrid dhe në sezonin e fundit ishte i huazuar te Chelsea.
Kovacic mund të rikthehet në San Siro dhe të përfitoj një pagë rreth 4 milionë euro.
Në vitin 2015 Interi ia shiti Realit për 38 milionë euro. /IndeksOnline/