75 Mall Live Search
18:56 / E Premte, 07 Prill 2023 / Gj. Sh

Interi lëshon fitoren në fund të ndeshjes, ndëshkohet nga ish futbollisti

Skuadra e Interit po vazhdon me krizë rezultatesh në Serie A.

Pas tre humbjeve radhazi, zikaltërit barazuan në udhëtim skuadrën e Salernitanës me rezultat 1-1, shkruan IndeksOnline.

Interi kaloi e para në epërsi me golin e shënuar Robin Gosens, në minutën e 6-të.

Skuadra e Salernitanës nuk u dorëzua dhe arriti të barazoj rezultatin me Antonio Candrevën, i cili shënoi në 90+.

/IndeksOnline/