Interi lodhet nga Dzeko e Lukaku, ky është plani B i Contes
Inter nuk mund të pres më Dzekon e Lukakun. Skuadra e Contes ka disa javë që po tenton një marrëveshje me njërin nga dy sulmuesit e famshëm.
Por, negociatat asnjëherë nuk kanë ecur mirë për shkak të kostos që është shumë më e lartë se sa kërkesa e Interit, shkruan Indeksonline.
Për këtë, Conte tani ka një plan B. Bëhet fjalë për Duvan Zapatan, sulmuesin e Atalantës.
Trajneri italian ka kërkuar nga agjentët që të nisin bisedimet me menaxherin e Zapatas.
Kërkesa e Contes është për një sulmues shtatlartë e korpulent, dhe Zapata sipas tij përmbushë gjitha pritshmëritë./Indeksonline/
