75 Mall Live Search
10:19 / E Mërkurë, 09 Dhjetor 2020 / C E

Interi luan për “jetë a vdekje”, më në fund i jepet shansi Eriksen

Interi luan sot kualifikimin midis 16 më të mirëve të Ligës së Kampionëve, kundër Shakhtar Donetsk.

Situatë e pabesueshme në Grupin B, ku të katër skuadrat janë në garë për kualifikim.

Zikaltrit janë në vendin e fundit me 5 pikë, dy më pak se ukrainasit, për të cilët, megjithatë, edhe një barazim mund të mos jetë i mjaftueshëm.

Në fakt, pothuajse gjithçka do të varet nga rezultati i Real Madrid-Borussia Moenchengladbach.

Një barazim atje do të eliminonte me siguri Interin, i cili, në rast të fitores, të paktën do të siguronte kalimin në “Europa League” si një çmim i dobët ngushëllimi.

Për ndeshjen e “San Siro”, Conte nuk ka Vidal. Duke marrë parasysh kushtet nën optimale të Barella dhe Sensi, Eriksen do të veprojë si mesfushor i majtë në modulin 3-5-2.

Një shans për të mos u humbur nga danezi, i cili ka mundësinë të heshtë kritikët dhe të ringjallë fatet personale të një sezoni, që deri më tani i ka dhënë vetëm hidhërim.

Ja formacionet e mundshme:

INTER (3-5-2): Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Hakimi, Gagliardini, Brozovic, Eriksen, Young; Lukaku, Lautaro Martinez.

SHAKHTAR DONETSK (4-2-3-1): Pyatov; Dodô, Bondar, Vitão, Matvienko; Stepanenko, Kovalenko; Tetê, Marlos, Taison; Dentinho