21:38 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / C E

Interi luan “tenis”me Brescian

Inter ka marrë fitoren e radhës në kampionat pasi ka mundur 6-0 Brescia-n në javën e 29-të të Serisë A.

Siç e tregon edhe rezultati, ka qenë një tore e lehtë për skuadrën e Conte-s që e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 3-0 falë golave të Young (5′), Sanchez (20′, pen.) dhe D’Ambrosio (45′).

Falë penalltisë së transformuar nga kiliani, Inter është bërë skuadra me më shumë lojtarë që kanë shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në këtë sezon të Serisë A, asnjë ekip tjetër nuk ka bërë më mirë në 5 kampionatet kryesore të Europës.

Gagliardini (52′), Eriksen (83′) dhe Candreva (88′) kanë qenë autorët e tre golave të tjerë të milanezëve. Për danezin ka ardhur edhe goli i parë në Serinë A.

Inter ka përforcuar vendin e tretë duke shkuar në 64 pikë, ndërsa Brescia mbetet në vendin e fundit me 18 pikë.

 Ndërkohë, ndeshja e luajtur mes Bologna-s dhe Cagliari-t është mbyllur në barazim 1-1. Barrow (45+3′) ka shënuar për vendasit, Simeone (46′) për miqtë.