75 Mall Live Search
22:39 / E Mërkurë, 09 Nëntor 2022 / Gj. Sh

Interi luan ”Tennis” me Bolognan

Interi ka arritur edhe një fitore tjetër në Serie A.

Zikaltërit mposhtën me rezultat tenistik 6-1 skuadrën e Bolognas, shkruan IndeksOnline.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Lykogiannis në minutën e 22-të.

Por gzimi i tyre zgjati vetëm katër minuta, pasi që Edin Dzeko bombardoi portën e Bolognes me një volley duke shënuar një supergol.

Interi arriti ta përmbys rezultatin qysh në pjesën e parë me golin e Federico Di Marcos, i cili një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 36-të kurse gjashtë minuta më pas, Lautaro Martinez shënoi për 3-1.

Në pjesën e dytë neauzurët shënuan edhe tre gola të tjerë.

Dimarco në minutën e 48-të, Calhanoglu në të 59-ën dhe Gosens në minutën e 76-të, shënuan për rezultatin përfundimtar 6-1.

Me këtë fitore Interi merr pozitën e katërt në tabelë me 27 pikë kurse Bologna mbetet në vendin e 13-të me 16 pikë./IndeksOnline/