75 Mall Live Search
14:40 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / Gj Sh

Interi me fat, fiton ndaj Veronas në ‘frymën e fundit’

Inter ka marr tre pikë të reja në Serie A.

Zikaltërit sot kishin fat në ndeshjen ndaj Veronas, duke shënuar gol në sekondat e fundit të ndeshjes, për të marr tre pikë nga ky takim, pasi fituan me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.

Piotr Zielinski i dha epërsinë Interit në minutën e 16-të, me një gol tejet të bukur.

Por Verona reagoi në pjesën e parë, duke barazuar rezultatin me golin e futbollistit brazilian, Giovane, në minutën e 40-të.

Në pjesën e dytë Interi e kërkoi me ngulm fitoren, dhe e gjeti në fund të ndeshjes, me një autogol nga Martin Frese, në 90+4.

Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 21 pikëve, duke u renditur në vendin e tretë, me një pikë prapa liderit aktual, Napoli.

Në anën tjetër, Verona ende nuk ka shënuar fitore këtë sezon, me vetëm pesë pikë të grumbulluara në 10 ndeshje, dhe renditet në vendin e 18-të./IndeksOnline/