75 Mall Live Search
22:56 / E Mërkurë, 08 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Interi me fat, fiton në fund të ndeshjes dhe siguron kualifikimin

Finalisiti i vitit të kaluar në Champions Leageu, Interi e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt këtë sezon.

Zikaltërit sonte shënuan fitore në udhëtim ndaj Salzburgut, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Lautaro Martinez në minutën e 86-të nga penalltia.

Me këtë fitore, Interi siguron biletën për raundin tjetër së bashku me Real Sociedadin.

Të dyja skuadrat prijnë Grupin D me nga 10 pikë, Salzburg është e treta me tri pikë, ndërsa Benfica e fundit me 0 sosh./IndeksOnline/