75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 25 Prill 2021 / C E

Interi me një dorë te titulli i 19-të, Juve ndalet nga Fiorentina

Interi është afruar shumë titullit të 19-të të Serie A.

Zikaltërit kanë mposhtur Veronën me rezultat 1-0 në ndeshjen e javës së 33-të të kampionatit italian.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Darmian në minutën e 76-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Në ndeshjen tjetër, Juventusi ka stagnuar duke barazuar 1-1 me Fiorentinën.

Golin për “violën” e shënoi Vlahovic në minutën e 29-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Morata në minutën e 46-të të ndeshjes.

Interi është në vendin e parë në tabelë me 79 pikë, derisa Milani dhe Juventusi kanë nga 66 pikë. /IndeksOnline/