Interi merr fitore komode ndaj Parmas, vazhdon sigurt drejt kreut të tabelës

Interi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.
Kampioni në fuqi i Italisë, mposhti para tifozëve vendas, skuadrën e Parmas, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Zikaltërit shkuan në pushim me epërsi prej një goli, pasi Federico Dimarco shënoi në minutën e 40-të.
Nicolla Barella dyfishoi rezultatin, me golin e shënuar në minutën e 56-të.
Golin e sigurisë e shënoi Marcus Thuram në minutën e 67-të.
Matteo Darmian shënoi autogol në minutën e 81-të dhe vulosi rezultatin përfundimtar 3-1.
Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 31 pikëve, një më pak se lideri Napoli.
Në anën tjetër Parma ka 15 pikë dhe renditet në vendin e 12-të./IndeksOnline/