Interi merr fitore të mundimshme ndaj skuadrës kazake
Me mund por në fund Interi merr tre pikë të plota ndaj skuadrës nga Kazakistani, Kairat Almaty.
Zikaltërit shënuan fitore me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Lautaro Martinez shënoi golin e epërsisë në minutën e 45-të.
Dhjetë minuta pasi filloi pjesa e dytë, kazakët barazuan shifrat me golin e Ofri Arad.
Tre pikë nga kjo përballje Interit ia solli goli i Carlos Augusto.
Kjo është fitorja e katërt për Interin, me 12 pikë të grumbulluara dhe renditet në vendin e tretë.
Në anën tjetër, Kairat Almaty ka vetëm një pikë./IndeksOnline/

