75 Mall Live Search
19:52 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / G T

Interi merr kreun e Serie A, fiton lehtësisht ndaj Cagliarit

Skuadra e Interit ka shënuar fitore të lehtë në javën e 18-të në Serie A, duke mposhtur 0:3 Cagliarin.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta 0:0, kurse në të dytën ekipi i Inzaghit ishte më e fortë, shkruan Indeksonline

Fillimisht mbrojtësi Bastoni shënoi në minutën e 53’të.

Më pas, për 0:2 shënoi sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez dhe nga pika e bardhë e penalltisë, Hakan Calhanoglu vulosi epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 40 pikëve në pozitën e parë, aq ka edhe Atalanta (40), kjo e fundit luan sonte ndaj Lazio-s./Indeksonline/