Interi merr “mësysh” shpejtë, Lazio e mposht në San Siro
Lazio ka fituar si mysafir i Interit me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së 29-të të Serie A.
Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Milinkovic-Savic në minutën e 13-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Edhe për kundër humbjes, Interi mbetet në pozitën e tretë me 53 pikë, dy më shumë se Milani ndërsa Lazio ngjitet në pozitën e pestë me 48 pikë, tri më pak se Milani.
Thomas Strakosha luajti për 90 minuta, Durmishi u inkuadrua në minutat e fundit derisa Inzaghi nuk rezervoi minuta për Valon Berishën. /IndeksOnline/