75 Mall Live Search
13:46 / E Enjte, 28 Tetor 2021 / C E

Interi miraton pasqyrën financiare, borxh ‘deri në fyt’

Mbledhja e aksionerëve të Interit ka miratuar pasqyrat financiare të vitit financiar 2020/2021.

Siç thekson klubi në një deklaratë, janë regjistruar humbje prej 245.6 milionë euro , më shumë se dyfishi i atyre të një viti më parë (102 milionë euro).

Ndikimi i Covid-19  arrin në rreth  110 milionë euro , nga të cilat rreth 70 milionë  atribuohen eliminimin e të ardhurave të konkurrencës për shkak të  mbylljes së stadiume  dhe rreth  40 milionë euro për  reduktime kontraktuale të sponsorëve  për shkak të pamundësisë që ofrojnë përfitime nga Shoqëria dhe tkurrja e biznesit të ortakëve. Këtyre iu shtuan edhe humbjet  prej 30 milionë euro të tjera , si pasojë e  ndërprerjes së kontratave sportive” , thuhet në njoftim. /IndeksOnline/