Interi mposhtet nga Sassuolo

Interi ka bërë një gabim të madh në luftën për kreun e tabelës.
Zikaltërit janë mposhtur nga Sassuolo në “San Siro” me rezultat 0-2 në ndeshjen e javës së 26-të të Serie A.
Golin e parë e shënoi Raspadori në minutën e tetë të ndeshjes derisa rezultatin e dyfishoi Scamacca në minutën e 26-të.
Me këtë humbje, Interi është në vendin e dytë me 54 pikë, dy më pak se Milani pork a edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /IndeksOnline/