Interi ndalet nga Bologna, bën hap mbrapa në luftën për titull

Pas gjashtë fitoreve radhazi, Interi ka marr një barazim në Serie A.
Zikaltërit u ndalën në ‘’Guiseppe Meazza’’ nga Bologna, ku rezultati përfundimtar ishte 2-2, shkruan IndeksOnline.
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi, me golin e Santiago Castro, në minutën e 15-të.
Gëzimi I tyre zgjati vetëm katër minuta, pasi Denzel Dumfriers barazoi shifrat në 1-1.
Pak para fundit të pjesës së pare, Lautaro Martinez i dha epërsinë Interit.
Bologna nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin, me golin e Emil Holm, në minutën e 64-të.
Ky ishte një gabim nga Interi në luftën për titull, pasi ka 44 pikë dhe renditet në vendin e dytë, me tre pike më pak se lideri, Napoli.
Nga ana tjetër, Bologna renditet në vendin e tetë, me 30 pikë./IndeksOnline/