75 Mall Live Search
22:38 / E Diele, 18 Prill 2021 / C E

Interi ndalet nga Napoli, barazon pas tre muajsh në Serie A

Napoli ka ndalur ecurinë me fitore të Interit në Serie A.

Derbi i javës së 31-të të Serie A i zhvilluar në “Diego Armando Maradona” përfundoi në barazim 1-1, shkruan Indeksonline.

Napoli kaloi në epërsi në minutën e 36-të pasi një krosim të Insignes e devijoi Handanovic në portën e tij.

Rezultatin e barazoi Cristian Eriksen në minutën e 55-të.

Interi kështu barazon pas një serie me 11 fitoresh radhazi.

Zikaltërit vazhdojnë të mbeten në vendin e parë me 75 pikë, 9 pikë më shumë se Milani dhe 11 më shimë se Atalanta. /IndeksOnline/