Interi ndalet nga skuadra e parafundit e Serie A

Pas fitores në derbi ndaj Milanit, Interi është ndalur në barazim.
Zikaltërit kanë barazuar pa gola si mysafir i Sampdorias në ndeshjen e javës së 22-të të Serie A, shkruan Indeksonline.
Përkundër dominimit në fushë, të besuarit e Inzaghit nuk e gjetën golin.
Me këtë barazim, Interi mbetet në vendin e dytë me 44 pikë, 15 më pak se Napoli dhe tri pikë më shumë se Atalanta, Roma dhe Milani. /IndeksOnline/