75 Mall Live Search
22:58 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Interi në ”ankth”, Barcelona vihet pas mbrojtësit sllovak

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar është objektiv për Barcelonën, gjithnjë sipas mediave në Sllovaki.

Qendër-mbrojtësi në bisedime për rinovimin e kontratës me ”Nerazzurrët” pasi shkëlqeu në sezonin e kaluar, por deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje.

Edhe Manchester Unitedi ka qenë i lidhur me transferimin e tij në verë, transmeton IndeksOnline.

Image result for skriniar

Dhe tani raportohet se Barcelona gjithashtu pritet të bëjë ofertë për mbrojtësin sllovak.

Sipas SME, trajneri, Ernesto Valverde është i shqetësuar me problemet në mbrojtjen e tij, sidomos pas lëndimit të Samuel Umtitit.

Kështu, ai ka kërkuar nga klubi një mbrojtës të ri, por problem është se Interi kërkon 85 milionë euro për të./IndeksOnline/