Interi në festë, një ‘pesqe në kajmak’ Sampdorias

Skuadra e Interit ka shënuar fitore 5-1 në xhiron e 35-të në Serie A, duke mposhtur kështu ekipin e Sampdorias.
Interistët sot ishin në festë, pasi shënuan pesë gola, shkruan IndeksOnline
Golin e parë e shënoi, Gagliardini në minutën e 4’të, për të vazhduar me golat nga: Sanchez (2), Pinamonti dhe Martinez.
Shënimin e vetëm nga mysafirët e realizoi ishi i Interit, Keita.
Me fitore, Interi shkon në kuotën e 85 pikëve. Kujtojmë që javën e kaluar, skuadra e Contes festoi titullin ‘Scudetto’./IndeksOnline/.