75 Mall Live Search
22:55 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / Gj. Sh

Interi në gjysmëfinale të Champions League, përballet me rivalët lokal

Skuadra e Interit ka siguruar kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League.

Zikaltërit sonte barazuan me Benfican në ndeshjen e kthimit me rezultat 3-3, por kalojnë tutje me rezultat të përgjithshëm 5-3, shkruan IndeksOnline.

Golat për Interin i shënuan Barella 14′, Lautaro Martinez 65′ dhe Correa 78′.

Te Benfica realizuan Aursnes 38′, Antonio Silva 86′ dhe Musa në 90+5.

Në gjysmëfinale interi do të përballet me rivalët lokal, AC Milan./IndeksOnline/