23:13 / E Premte, 25 Shkurt 2022 / MSH

Interi në krizë, ndalet edhe nga Genoa

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Luigi Ferraris” mes skuadrës së Genoas dhe kampionit italian Inter, ku të dy skuadrat kanë ndarë pikët e barabarta.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, Interi ka arritur të barazojë si mysafirë pa gola me skuadrën e Genoas.

“Nerazzurët” ishin skuadër më e mirë në këtë ndeshje, ku statistikat si posedimi i topit, gjuajtjet drejt portës dhe tentimet për gol ishin në anën e tyre, por në fund të dy portierët arritën të mbajnë portat e paprekura.

Ndërkaq, barazimi i sotëm ishte ndeshja e katërt me radhë e Interit pa fitore, ku tani zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 55 pikë të arkëtuara, dy sosh më pak se lideri i tabelës Milani, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, skuadra e Genoas zë vendin e parafundit në tabelë, respektivisht vendin e 19 me gjithsej 17 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes mes Genoas dhe Interit është i barabartë 0:0.