75 Mall Live Search
22:40 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2024 / Gj. Sh

Interi në stilin e kampionit, ”shkel” Atalantën dhe ”blindon” vendin e parë

Interi e ka shënuar fitoren e tetë radhazi në Serie A.

Në ndeshjen e mbutur nga java e 21-të, zikaltërit mposhtën skuadrën e Atalantas me rezultat të thellë 4-0, shkruan IndeksOnline.

Matteo Darmian hapi serin e golave në minutën e 26-të.

Lautaro Martinez dyfishoi rezultatin në 45+1..

Golin e tretë për Interin e shënoi Federico Dimarco në minutën e 54-të, derisa fitoren e vulosi Davide Frattesi në minutën e 72-të.

Interi mbetet lider i tabelës në Serie A me 69 pikë, 12 më shumë se Juventusi.

Në anën tjetër, Atalanta renditet në vendin e pestë, me 46 pikë./IndeksOnline/