75 Mall Live Search
17:39 / E Hënë, 28 Korrik 2025 / Gj. Sh

Interi nuk e do më Asllanin, zikaltrit gjejnë zëvendësuesin e shqiptarit pa e larguar ende

Kristjan Asllani duket se nuk ka më një të ardhme te Interi.

Sipas raportimeve nga Sky Sport Switzerland, të përcjella nga FCInterNews, zikaltërit janë gati të bëjnë një ndryshim të thellë në mesfushë gjatë merkatos së verës – dhe emri i parë që pritet të largohet është ai i mesfushorit shqiptar.

Pas tre sezonesh në “San Siro”, Asllani nuk ka arritur të bindë plotësisht, dhe klubi është i hapur për shitjen e tij nëse vjen oferta e duhur. Në të njëjtën situatë ndodhet edhe Piotr Zielinski, i cili ka zhgënjyer në sezonin e tij të parë, pjesërisht për shkak të dëmtimeve.

Nëse të dy mesfushorët largohen, Inter ka identifikuar pasuesin: Mandela Keita, mesfushori 23-vjeçar belg i Parmës. Lojtari shihet si një përforcim ideal për repartin qendror nga trajneri aktual Cristian Chivu, i cili e ka stërvitur Keitën gjatë kohës së tij te Parma dhe e njeh mirë profilin e tij teknik dhe taktik.

Parma nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga Keita dhe kërkon një shumë minimale prej 20 milionë eurosh për kartonin e tij.

Në pritje të zhvillimeve të reja, duket se koha e Asllanit te Inter po shkon drejt fundit, me klubin që kërkon një rifreskim të mesfushës për sezonin e ri.