Interi nuk heq dorë nga Lukaku, përgatit ofertë të re
Interi duket se nuk ka hequr dorë nga transferimi i Lukaku, kurse koha e Romelu Lukaku në Manchester United duket se ka marrë fund.
Pas një mori thashethemeve, ai është përfolur për një transferim të mundshëm në Itali.
Interi dhe Juventus duket se janë të gatshme për transferimin e sulmuesit belg.
Po ashtu ka pasur raportime se Manchester United dhe Juventus kanë arritur një marrëveshje për të shkëmbyer sulmuesin argjentinas Paulo Dybala me Lukakun.
Sidoqoftë, Corriere della Sera tani po raporton se Interi është i gatshëm të rrisë ofertën e tyre nga 60 në 70 milionë euro, plus shpërblime./Indeksonline/