22:52 / E Enjte, 21 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Interi nuk ka nevojë për Icardin, e shkatërron Rapid Viennan

Interi është kualifikuar në fazën tjetër të ‘Europa Ligës’ pasi që e ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë ekipin e Rapid Viennas me rezultat të thellë 4:0.

Spektaklin e golave e filloi, mesfushori Vecino në minutën e 11-të.  Nuk shkoi shumë dhe në minutën e 18-të, mbrojtësi Ranocchia dyfishoi epërsinë. Me rezultatin 2:0 mbaroi pjesën e parë, transmetoi Indeksonline.

Në pjesën e dytë, Interi përsëri dominoi pjesën e dytë. Në minutën e 80-të, Perisic shënoi për 3:0 pas një asistimi të Candrevas.

Për 4:0 shënoi Politano në minutën e 87-të pas asistimit të kroatit, Perisic. Vlen të theksohet që Interi luajti pa sulmuesin kryesor, Icardi e ardhmja e të cilit ende është e paqartë./Indeksonline/