75 Mall Live Search
22:58 / E Mërkurë, 07 Janar 2026 / Gj Sh

Interi nuk lejon befasi, fiton ndaj Parmas dhe vazhdon lidershipin në Serie A

Skuadra e Interit nuk ka lejuar befasi ndaj Parmas, duke shënuar fitoren e gjashtë radhazi në Serie A.

Zikaltërit triumfuan si mysafir, duke e mposhtur Parmën në stadiumin ”Ennio Tardini”, me rezultat 0-2, shkruan IndeksOnline.

Federico Dimarco shënoi golin e epërsisë në minutën e 42-të, derisa Marcus Thuram vulosi fitoren në 90+8.

Inter vazhdon të jetë lider i tabelës në Serie A, me 42 pikë, katër më shume se Milani, derisa Parma renditet në vendin 15-të, me 18 pikë./IndeksOnline/