Interi përgënjështron zërat për rikthimin e Mourinhos
Interi ka mohuar se është i interesuar ta zëvendësojë trajnerin, Luciano Spalletti me Jose Mourinhon dhe se mbeten të kënaqur me teknikun italian.
”Nerazzurët” janë në vendin e tretë në Serie A, 14 pikë larg liderit, Juventusit në këtë fazë kur ka kaluar gjysma e sezonit.
Por, eliminimi i Interit nga PSV në Champions League ka hedhur presion mbi Spallettin derisa pronarët e klubit, Suning Holdings Group kërkojnë rikthimin e lavdisë, transmeton IndeksOnline.

Andaj shpeshherë është përfolur për një rikthim të mundshëm të Mourinhos në klub, njeriu i cili ia fitoi tripletën Interin në vitin 2010.
”Mourinho? Ai nuk është hija jonë. Nuk më surprizojnë lajmet që mediat i krijojnë për këtë temë”.
”Ne jemi duke punuar në mënyrë racionale. Projekti ynë është duke vazhduar që 1 vit e gjysmë me Spallettin dhe do të vazhdojë me të edhe për shumë vite”, tha drejtori sportiv, Piero Ausilio për Sky Sport Italia./IndeksOnline/