75 Mall Live Search
23:12 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Interi përsëri në bisedime me Romën për transferimin e Edin Dzeko

Negociatat ndërmjet Interit dhe Romës për Edin Dzeko kanë ndryshuar disa herë, por tani klubet duket se janë afër realizimit të këtij transferimi.

 Pasi oferta e parë nga Interi është konsideruar shumë i ulët nga Roma, Nerazzurët vendosën të bëjnë një hap prapa në negociata, gjithashtu sepse Petrachi përsëriti kërkesën prej 20 milionë euro për lojtarin. Ekzistonte një distancë e madhe midis klubeve, por gjërat thuhet se ndryshuan, transmeton Indeksonline.

Interi është i gatshëm të rrisin ofertën e tyre fillestare prej  8 milionë në rreth 13 milionë euro.

 Takimet e reja priten javën e ardhshme, pasi Interi dhe Roma do të kthehen në negociata ballë për ballë. Siç u tha, papritur ka optimizëm nga të dyja palët që marrëveshja do të përfundojë./Indeksonline/.