75 Mall Live Search
19:02 / E Mërkurë, 13 Maj 2020 / indeksADMonline

Interi “peshkon” në Portugali, zbulohen kontaktet me lojtarin

Pandemia Covid-19 do të lërë sigurisht shenjë në botën e futbollit. Vështirësitë financiare me të cilat janë përballur ekipet deri tani kanë qenë të shumta.

Të ardhurat e munguara nga të drejtat televizive i kanë krijuar disa probleme klubeve të Serisë A, që do të duhet të bëjnë një merkato kursimtare.

Megjithatë, Interi ishte vënë në lëvizje para pandemisë për disa lojtarë.

Në veçanti, për Jesus Corona, futbollisti i Porto-s. Ka qenë menaxheri i lojtarit që ka zbuluar kontaktet mes palëve për O Jogo.

“Nuk doja të përmendja emra klubesh, por duhet ta pranoj se Interi ka qenë klubi që ka ardhur te ne”, ka thënë ai.

“Për momentin nuk po zhvillohen negociata, por mund të them se ka patur disa kontakte. Edhe klube të tjerë të rëndësishëm në Spanjë dhe Angli na kanë kontaktuar”.

Menaxheri ka kërkuar të saktësojë më pas: “Kujdes, këto kontakte kanë ndodhur para pandemisë. Tani skuadrat duhet të riorganizohen dhe vetëm më pas do të merren vendime. Le të themi se edhe merkato është vënë në karantinë”.