Interi po shikon nga lart, lufta për një vend në Ligën e Kampionëve e ashpër në Serie A

Kampioni i Series A mund të themi që këtë sezon do të jetë Inter.
Skuadra e Antonio Contes ka 79 pikë dhe është 11 pikë larg vendit të dytë, transmeton Indeksonline.
Por, lufta për një vend në Ligën e Kampionëve është ashpër. Atalanta është në pozitën e dytë me 69 pikë.
Kurse, Napoli, Juventus dhe AC Milan janë në pozitat 3,4 dhe 5 me 66 pikë. Ndërsa Lazio është në pozitën e 6-të me 61 pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 5 ndeshje. Ndeshjet e ardhshme për skuadrat që po luftojnë për një pozitë në Ligën e Kampionëve:
- Sassuolo: ATALANTA
- NAPOLI: Cagliari
- Udinese- JUVENTUS
- MILAN– Benevento
- LAZIO– Genoa
/Indeksonline/