75 Mall Live Search
23:18 / E Enjte, 06 Korrik 2023 / Gj. Sh

Interi refuzon edhe ofertën e dytë të Manchester United për Onanan

Skuadra e Interit ka refuzuar ofertën e dytë të Manchester Unitedit për portierin Andre Onana.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se ‘’zikaltërit” nuk e kanë pranuar ofertën prej 50 milionë eurove, shkruan IndeksOnline.

Manchester United pasditën e sotme ka dërguar një ofertë prej 45 milionë eurove plus 5 milionë bonuse, por kjo nuk është e mjaftueshme për drejtuesit e Interit, të cilët po kërkojnë 60 milionë euro për Onanan.

Sipas ekspertit te merkatos, negociatat do të vazhdojnë në ditët në vazhdim dhe beson se marrëveshja mund të arrihet për 55 milionë euro./IndeksOnline/