75 Mall Live Search
23:58 / E Martë, 28 Korrik 2020 / C E

Interi rikthehet në vend të dytë, fiton derbin ndaj Napolit

Interi rikthehet në vend të dytë duke parakaluar Atalantan ndërsa Napoli i Gattusos duket se nuk është më agresiv si dikur dhe vëmendja është më shumë te Champions League dhe sda ndaj Barcelonas.

Edhe pse në pjesën e parë në fushë thuajse u pa vetëm skuadra axurre, D’Ambrosio gjeti rrjetën për vendasit me një aksion të bukur dhe gabimin e Hysajt në pozicionim.

Elmas, Insigne dhe Politano iu afruan barazimit për djemtë e Gattusos por pa rezultat.

Sakaq, Lukaku dhe Koulibaly patën një duel të ndezur dhe mbrojtësi i Napolit doli fitues.

Edhe në pjesën e dytë, pavarësisht se nuk sulmoi aq sa duhej, Interi u mbrojt dhe menaxhoi mirë, deri sa Lukaku gjeti golin e dytë dhe atë që vulosi sfidën.

Napoli luajti në sulm dhe krijoi, por mungoi cinizmi dhe ajo grinta e famshme.